Një 32-vjeçar, i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të magazinës ku ndodhi shpërthimi tragjik, u vu në pranga për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Sipas hetimeve, Leonard Gjini, dyshohet se me mosveprimet e tij, ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar rregulloret përkatëse të sigurimit teknik, të disiplinës teknike të mbrojtjes në punë dhe nuk ka marrë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda.
Nga shpërthimi tragjik në Lushnjë humbën jetën at e bir, Roland dhe Lidio Hoxha dhe u plagosën shtatë të tjerë.
Shpërthimi dyshohet se është shkaktuar nga një avari që ka ndodhur gjatë procesit të punës që kryente viktima Roland Hoxha për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit, duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me Acetilenin.