Gjatë seancë, që vazhdoi me tensione, deputeti demokrat Ervin Salinaji ironozoi mazhorancën që po votonte projektligjet.

“Jeni dele! Kokën poshtë, kartonin lart”, iu drejtua ai.

Kuvendi miratoi sot mes zhurmuesve të Rithemelimit zgjatjen e afatit deri në fund të 2024-ës të ligjit për investimet strategjike. Rithemelimi vijoi me skenarin e bllokimit, ndërsa mazhoranca kaloi në votim pr.ligjet e rendit të ditës në seancën që zgjati vetëm 32 minuta. 

Por votimi u shoqërua me akuza nga grupi i Rithemelimit, se nuk ishte plotësuar kuromi për votim. Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat hodhi akuza se nënkryetarja Ermonela Felaj ka shkelur rregulloren e Kuvendit, pasi në sallë vetëm 68 deputetët votuan për prezencën në sallë. Sipas rregullores së Kuvendit, që të hapet procesi i votimit do duhet që 71 deputetë të votojnë për prezencën në sallë.

“Në një seancë ku edhe pse sipas rregullores nuk kishte kuorum për votim. Që të hapet procesi i votimit duhet të kenë votuar pro 71 deputetë. Deklarohet që janë 68 por kjo nuk e ndal vrullin për të miratuar ligjin për investimet strategjike që është në interes të një grushti oligarkësh”, tha Bardhi.

Bardhi thotë se zgjatja e afatit deri në 2024 për ligjin për investimet strategjike është në interes të 5 oligarkëve dhe 3 grupeve kriminale që përfitojnë. PD nga ana tjetër hodhi akuza se 

“Sot ishte përfaqësuesja e 5 oligarkëve që përfitojnë nga ligji i investimeve strategjike dhe 3 grupeve kriminale që përfitojnë nga ky ligj”, tha Bardhi. 

“Një ligj korruptiv, një ligj i cili ka pajisur me leje investitorë të cilët kanë qenë pjesë e afërt e kësaj qeverie, klientë të kësaj qeverie”, tha Arbi Agalliu. 

Prej muajsh pa diskutime në Kuvend, ministrja Elisa Spiropali i shtriu dorën e bashkëpunimit opozitës duke i ftuar që të ulen në diskutime dhe të mos e mbajnë me peng Kuvendin. Madje, Spiropali u tha që të sjellin edhe propozimet e tyre për Reformën Zgjedhore.

“Ka ardhur koha që ti gjejmë dy fjalë të përbashkëta. Ejani në Konferencën e Kryetarëve të biem dakord për objektet, ejani në komisionin e Reformës Zgjedhore dhe sillni propozime përmbajtësore, por mos e merrni peng këtë ditë që nuk është e jona për e mësuesve”, tha Spiropali. 

Në seancë nuk morën pjesë 4 deputetët e përjashtuar të Rithemelimit, Flamur Noka, Bledjon Nallbati,  Saimir Korreshi dhe Edi Paloka.