Të paktën nëntë persona u arrestuan u bënë në të gjithë Rusinë për zjarrvënie dhe derdhje të bojës në kutitë e votimit në ditën e parë të procesit.
Një grua është arrestuar në Rusi, pasi hodhi koktej molotovi në një qendër votimi. Sapo ka kryer veprimin autoritetet e kanë ndëshkuar menjëherë duke e futur në qeli improvizuese qyteti i Shën Petersburgut.
Alexandra Karaseva, akuzohet për prishje të rendit në ditën e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rusi.
Sipas një deklaratës së autoriteteve ajo ka dëmtuar një tabelë informuese në stacion dhe më pas u deklarua fajtor për akuzat.
Gazetarët e AFP-së në qendrat e votimit në kryeqytet intervistuan rusët që mbështesnin Putinin, por sipas tyre ata kanë deklaruar se iu është bërë presion për të marrë pjesë në zgjedhje.
“Nëse nuk do të vija në zgjedhje, do të kisha pasur probleme. Shumica e të rinjve e kuptojnë gjithsesi se nuk mund të bëjnë asgjë, se nuk mund të ndryshojnë asgjë”, tha për AFP, 23-vjeçarja Nadezhda.
Dita e parë e votimit u shoqërua me akte tw dhunshme në qendrat e votimit, me të paktën nëntë arrestime për derdhje të bojës në kuti votimi dhe zjarrvënie.