Një ofertë fantastike me potencial të jashtëzakonshëm ku nuk negociohen interesat personale por pjesëmarrja e shtetit shqiptar në këtë investim” Kështu deklaroi sot  kryeministri Edi Rama lidhur me projektin e propozuar nga dhëndri i ish presidentit të SHBA-së, Donald Trump për ndërtimin e resorteve luksoze në Sazan.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve Rama sqaroi se propozimi ka ardhur në Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA ) dhe se momentalisht projekti është propozim dhe do të kalojë të gjitha hallkat e shqyrtimit të tij.

Pyetje: Pse nuk shpallët tender ndërkombëtar por zgjodhët persona me lidhje politike?

“Ne nuk zgjedhim persona por në bazë të  legjislacionit shqiptar i referohemi ofertave dhe propozimeve që na bëhen.

Sot Shqipëria është bërë një adresë gjithmonë e më e kërkuar jo vetëm nga turistët por dhe investitorët. Ne jemi absolutisht të kënaqur që kemi propozim. Propozimi nuk është ende në procesin e domosdoshëm ku udhet të kialojnë disa shkallë. Është bërë aplikimi sipas ligjeve në fuqi në agjencinë tonë AIDA. Do ta shqyrtojmë nëse projekti përputhet me vizionin tonë e domosdoshmërinë e krijimit të një ekuilibri të domosdoshëm mes zhvillimit dhe mbrotjes së natyrës duke e kthyer natyrën në asetin kryesor do të ecim përpara” tha Rama

Rama thotë se transformimi i Sazanit në kurorën e artë të turizmit mesdhetar “është ambicie e kahershme. Për hir së vërtetës e kanë pasur dhe qeveritë dhe paardhasësit e mi. Nuk është bërë ende realitet. Më parë ka qenë e paimagjinueshme të afroheshin investitorë në Shqipëri” 

“Nuk bëhet fjalë për të falur asgjë që është e shqiptarëve.. përkundrazi’ nënvizoi më tej Rama – realizimi i këtyre investimeve pasuron shqiptarët’

Deklaratat u bënë pas takimit që Rama pati në selinë e PS-së me drejtuesit politikë të qarqeve. Takim nisi rreth orës 09:00 dhe zgjati 1 orë. Mbledhja  ishte në kuadër të punës për rienergjizimin e Partisë Socialiste.