Autoritetet greke janë alarmuar pas gjetjes së trupit të pajetë të një personi në Janinë.
Duket se autorët nuk e kanë kryer vrasjen në vend, por e kanë zhvendosur trupin e viktimës në vendin ku u gjet mëngjesin e sotëm.
Lidhur me kushtet në të cilat u gjet, ai kishte një palë pranga të lidhura në dorën e majtë dhe një armë të lidhur në skajin tjetër. Nuk dihet nëse kjo është arma e përdorur për ta vrarë.
Ai u gjet i mbështjellë me thasë plehrash rreth kokës dhe këmbëve, ndërsa pjesa tjetër e trupit ishte i ekspozuar. Trupi i tij ka lëndime, por deri më tani nuk bëhen të ditura detaje të tjera. Në vendngjarje pritet eksperti mjekësor në mënyrë që të fillojë procesi i identifikimit.
Vlen të theksohet se asnjë zhdukje nuk ishte raportuar në zonë dhe autoritetet po ekzaminojnë kamerat në rrugën për në zonën e Frontzu.