Të paktën shtatë persona mbetën të vrarë gjatë një shpërthimi me bombë në një treg në veri të Sirisë.
Dhjetëra të tjerë u plagosën kur shpërthimi ndodhi në tregun qendror të qytetit Azaz në provincën Aleppo, pranë kufirit turk.
Është e paqartë se kush e kreu sulmin në qytetin që drejtohet nga milicitë proturke, ndërsa bomba ishte vendosur në një makinë.
Pamjet e shpërndara në rrjete sociale tregojnë trupa të shtrirë në tokë, ndërtesa të dëmtuara dhe flakë.
Asnjë nga këto grupe deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.