Është mbledhur Konferenca e Kryetarëve në kryesinë e Kuvendit.
Në rendin e ditës është për diskutim edhe ngritja e komisionit parlamentarë për dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja në vendin tonë.
Një ditë më parë kreu grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi tha se ky komision do të drejtohet nga një personalitet brenda PS por nuk ia përmendi emrin.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu mëson se pritet të propozohet për në krye të këtij komisioni ish zëvendës kryeministri Erion Braçe ose ish kryeministri Socialist Pandeli Majko.
Emrat e tyre pritet të diskutohen pas pak në pikën e dytë të konferencës së kryetarëve.