Artan dhe Arnold Balla, dy vëllezërit shqiptarë akrobatë janë pjesë e Librit të Rekordeve Guinness.

Ata morën pjesë në talent show-n e njohur në të gjithë botën “America’s Got Talent” dhe falë performancës mahnitëse morën “PO” nga juria.

Ata vendosën një rekord botëror për kohën më të gjatë të qëndrimit në ekuilibër me sy të mbyllur, në një cilindër dhe u certifikuan nga “Guinness World Records”.

Ata regjistruan rekordin 61.95 sekonda në Times Square në New York.