Partia Socialiste ka përgatitur një raport për mandatin e deputetes Olta Xhaçka dhe do të votojë sot në seancë për dërgimit në Gjykatën Kushtetuese siç urdhëron gjykata.
Kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi tha se ‘Ne e kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që në momentin e parë kur kemi thënë që shfuqizon të dy vendimet që janë marrë nga Parlamenti në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Nuk është e vërtetë që nuk dolëm në konkluzion në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Ne thamë që do ta çojmë çështjen në seancë plenare sepse kështu na detyron Kushtetuta për të marrë një vendim”.
Ne fjalën e saj deputetja Olta Xhaçka tha se Kuvendi nuk ka se çfarë voton për mandatin e saj. Duke ju drejtuar Bardhit ajo tha se ai është një shpifës i rëndomtë.
Nuk kam ushtruar asnjë influencë për të përfituar’- tha Xhaçka.
Opozita kërkoi dërgimin e mandatit të Xhaçkës në Kushtetuese që në vjeshtën e vitit 2022, pasi e akuzon se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik, gjë që ministrja e ka mohuar disa herë.
Po ashtu edhe opozita ka dëpozituar një raport, përmes së cilit kërkohet që mandati i Xhaçkës të dërgohet në Kushtetuese për verifikim.
Kryeministri Edi Rama do të mungojë në seancën e sotme për shkak të axhendës, pasi ndodhet në Francë me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese pranoi e kërkesën e 14 deputetëve të PD, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.
Ky vendim do të thotë që Kuvendi është i detyruar që ta çojë një kërkesë të deputetëve për verifikim të mandatit të një deputeti në Kushtetuese dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë.