Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kirbenetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. B., 38 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet të ketë hapur një llogari false, në rrjetin social “Facebook”, dhe nëpërmjet saj, ka fyer një 27-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ç. M., 52 vjeç, banues në fshatin Hundëkuq, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.