Vij nga një përvojë e dendur para disa minutash. Një ceremoni që se kisha imagjinuar kurrë në jetën time, që u nënshkrua me mbrojtjen time në Francë në fillimit të viteve ‘90. Kur vija nga aeroporti mbajta radhën gjatë për të gjetur një taksi. Pastaj jetova ato vështirësitë të mëdha ato kohë, për të gjithë ato që vinin nga Shqipëria.
Mendoja se kisha parë gjithçka, derisa mbërrita një ditë në këtë pallat për të marrë Legjionin e Nderit. Sot jam shumë krenar jo për veten por për këtë miqësi mes Shqipërisë dhe Francës. Hera e parë në marrëdhëniet tona që një përfaqësues i shtetit shqiptar pritet në këtë mënyrë. Këtu bëmë pak shaka me ambasadorin sepse këtu ishte një grup njerëzish që asokohe në vitet ‘90, ishin një numër i vogël sa gishtat e një dore.
Sot janë shumë tepër, ka njerëz të shumtë që janë në Shqipëri për të investuar. Dua të të falenderoj, së pari për vendosmërinë për të cilën e ke nxitur këtë valë të re të afrimit ndërmjet vendeve të Ballkanit dhe BE. Duke vënë në tryezë për ta shoqëruar këtë proces integrimi me një proces përafrimi. Ne jemi dëshmitarë të rezultateve për Shqipërinë. Plani i rritjes që u miratua nga Parlamenti Europian shkon në këtë drejtim. Një Europë e fortë, e bashkuar që nuk mbetet peng e metodave të vjetra tradicionale. Sot jemi në një situatë krejt të ndryshme.’- tha Rama.