Policia e Gjirokastres njoftoi se nje 63 vjecar dhunoi nenen 83 vjec,Nese e lexon si titull , mendon se duhet te kete nje gabim , cfare kuptimi ka nje 63 vjecar nuk eshte adoleshent.Ne fakt komunikata e policise jepet si nje sukses i policise qe shmngu ne kohe nje ngjarje qe mund te merrte te tjera permasa .Media e portale te ndryshme thjesht japin komunikaten dhe nuk trajtojne permasat e frikshme te nje dhune qe po shmang cdo logjike, shkaqet jane te shumta.Rendome degjojme se kishte probleme te shendetit mendor dhe ketu perfundon lajmi , ama keto probleme po mbijne si kerpullat edhe aty ku logjika nuk e pranon.

KOMUNIKATA E EPOLICISE

Vihet në pranga 63-vjeçari që dhunoi nënën dhe bashkëshorten e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, menjëherë pas kallëzimit të një shtetaseje 83 vjeçe, se djali i saj kishte dhunuar atë dhe bashkëshorten e tij, si dhe se i kishte kanosur ato, se do t’i nxirrte nga banesa e përbashkët, kanë organizuar punën për arrestimin e autorit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij rasti dhune, si dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi P. A., 63 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.