Shërbimi zjarrfikes në të gjithë vendin në 61 njesitë vendore të tij do të reformohet duke parë rolin e çdo inspektori dhe punonjësi tjetër të këtij shërbimi nëse kanë përgatitjen e duhur për këtë pozicion.

Ky reformim erdhi si nevojë për uniformizim dhe përmirësim të dukshëm në këtë sektor.

Po ashtu një grup pune po punon për të plotësuar bazën e plotë nënligjore për rekrutimet, trajnimet, menaxhimin e të dhënave, si dhe përmirësimin e transparencës së inspektimeve ndaj bizneseve.

Nisur nga rastet e zjarreve në qendra tregëtare apo në biznese të mëdha ministria e brendshme ka nxjerre një udhëzim që të gjitha objektet me prani të madhe njerëzish të inspektohen nëse I kanë marrë masat kundër zjarrit.

“Mos ketë asnjë hotel, kinema apo vend me shumë njerës pa u inspekjtuar për këto masa parandalimi. Ndërkohë po punojmë që së bashku me policinë e shtetit dhe urgjencën kombëtare të ngemë një skuadër të përbashkët reagimi”, tha Balla.

Masat kundër zjarreve janë edhe më emergjente në sezonin e verës ku vjet nga qershori në shtaror u regjistruan 800 vatra zjarri. Në kuadër të një sezoni turistik të qetë dhe parandalimit të situatave të zjarrit jo vetëm në zona t urbane por edhe në zonat pyjore u kërkua një angazhim më I shtuar dhe më profeësional.