Filmat lidhen drejtpërdrejtë me temën e këtij edicioni”E Vërteta, Pandëshkueshmëria dhe të Drejtat e Njeriut”.

49 filma do të shfaqen në kinemanë e Marubit si edhe në institucione të tjera si Parlamenti i Shqipërisë, Autoriteti i Dosjeve, Akademia e Policisë, Shkolla e Magjistraturës, kinema “Maks Velo” dhe Qendra për Hapje dhe Dialog në Kryeministri. Marrëdhënia me të vërtetën dhe rëndësia e saj kanë ndikuar edhe në përzgjedhjen e filmave, njëri prej syresh kushtuar edhe vrasjes së gazetarëve.

Kosova, Ukraina, Izraeli, Italia, Rusia, Palestina, Hungaria, Gjermania, Uganda etj janë shtetet ku shtrihet harta e filmave të këtij edicioni, duke sjellë raste të ndëshkimit e mosndëshkimit. Hyrja do të jetë e lirë për publikun. Edhe njëherë Çashku thekson rëndësinë e nxitjes së reflektimit që ky festival të imponon.