Protestuesit e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë gjatë protestës kanë hedhur moltovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës.
Protesta
Partia e Lirisë dhe Rithemelimi po organizojnë protestën e Radhës para Bashkisë së Tiranës. Në orën 11:00 nisi edhe mbledhja e protestuesve para Bashkisë, ndërsa në nisje të saj protestuesit qëlluan me vezë dhe mollë në drejtim të godinës.
Leja për organizimin e protestës e ka marrë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, me përfaqësuese Adriana Kalanë.
Devijohet trafiku
Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa prej orës 09:45 ka devijim të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Deri në përfundim të tubimit, mund të përdoren rrugë alterantive si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Policia u bën thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve të shmangen nga çdo akt dhune dhe të respektojnë ligjin.