Furtunë në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Kurbinit. Arrestohet drejtori ndërsa janë pezulluar të gjithë inspektorët.

Shkak janë ndërtimet pa leje në zonën e Patokut dhe marrja e inerteve në mënyrë të paligjshme në lumin Mat mëson shqiptarja.com

Sipas prokurorisë zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën duke mos vepruar për të ndaluar ndërtimet pa leje dhe shfrytëzimin e inerteve të lumit Mat.

Masë sigurie arrest shtëpie është dhënë edhe për Flor Gjinin, ish drejtor i IMVT të Lezhës i cili aktualisht është drejtor poste.

Dosja po hetohet nga prokurori Sabri Kastrati, informoi gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Elvis Hila.