Kreu i PD-së Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët ditën e sotme, përsëriti edhe një herë akuzat e tij se mazhoranca kërkon të minojë punën e SPAK, teksa vuri gishtin dhe tek ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ,që sipas tij gënjeu pasi amnistoi të korruptuarit dhe subjektet e SPAK, ndërsa nga ana tjetër i jep leksione SPAK si duhet luftuar korrupsioni.
‘Autori i amnistisë së korruptuarve shkon dhe jep leksion SPAK si duhet luftuar korrupsioni. Qeveria ka rënë moralisht. E urdhëron administratën të hesht dhe kërcënon me largim nga puna nëse denoncon punonjësit e tyre. Është e qartë se këtu hipokrizia ka arritur në majat të larta të mjerueshme. Politika e kalbur do të lirojë ata që prokurorët guximtar dhe gjyqtarë i kanë dënuar sepse i kanë kapur në flagrancë në afera në kurriz të qytetarëve. E njëjta gjë në raport me të tjera aspekte të bashkëpunimit të SPAK me institucione ndërkombëtare. U jepet leksion në vend se të ndryshohet ligji për të lehtësuar komunikimin mes institucioneve të luftës ndaj korrupsionit me të huaja, apo për të furnizuar SPAK për të kryer punë pa pengesa. Ndaj i vetëdijshëm për pengesat që po i vihen mbi dhe nën rrogoz e pafalshme që një person që duhet të jap llogari pse gënjeu shqiptarët kur tha se nuk ka përfitues nga amnistia të dënuar nga GJKKO , si ka mundësi që ky person të jap leksion SPAK për luftën ndaj korrupsionit.’, tha Basha.