Gjatë Luftës së Dytë Botërore qyteti i Gjirokastrës dhe rrethina e tij u kthyen në arenë të luftimeve. Katër nga njësitë më të mëdha të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, janë formuar dhe kanë kanë kryer luftime në territorin e qarkut të Gjirokastrës, Brigada e 6-të Sulmuese, formuar në 20.01.1944, Brigada e 8-të Sulmuese u themelua në 25.04.1944, Brigada 14-të Sulmuese në 20.08.1944 dhe Brigada e 18-të Sulmuese në 30.08.1944.

Njësitë e UNÇ kryen luftime në të gjithë qarkun e Gjirokastrës. Qyteti u çlirua pas dy ditë luftimesh në mëngjesin e 18 shtatorit të vitit 1944