Një inspektor policie është vënë nën arrest shtëpiak me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës.

Th.M me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme dhe trup shërbimi në postën e policisë së Këlcyrës, dyshohet për shpërdorim detyre në një rast aksidenti automobilistik të ndodhur.

Inspektori akuzohet se ka kryer veprime të kundraligjshme duke lëvizur nga vendngjarja e aksidentit makinën e drejtuar nga vajza e tij, duke prishur kështu provat për zbardhjen e rastit.