Gazment Bardhi shuajti çdo dilemë lidhur me debatin për aministinë penale nëse kishin përfituar zyrtarë të korruptuar. Sipas SPAK vetëm 4 qytetarë kanë përfituar por asjë zyrtar I dënuar për korrupsion.
Pas kësaj përgjigjeje Bardhi nuk la pa thumbuar ish bashkëpunëtorët e tij Bashën dhe Alibeajn të cilët e akuzuan se ka bërë pazare me Ramën në një front anti SPAK, me mesazhe të qarta për drejtësinë e re.
“Apeli im për deputetët e kuvendit të Shqipërisë është të mos marrin tituj gazetash por përgjigje zyrtare nga SPAK e të informojnë qytetarët. Po të jetë për lajme gazetash kolegu im që u fry në mëngjes ka marrë 500 mijë dollarë para ruse sipas gazetave, por ne e dimë të gjithë bashkë që kjo është e pavërtetë me vendim gjykate. E ne duhet ti referohemi vendimit të gjykatës. E ju bëtë të njëjtin gabim që bëri kolegu sot u bazuat në lajmet e gazetave. Prandaj kur vijmë në foltore sidomos kur akuzojnë 116 deputetë të jenë të saktë me të dhëna zyrtare e jo keqintepretime.”