Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar më shumë se 190 kilogramë marijuanë të paketuar dhe 5800 bimë kanabis në faza të ndryshme të rritjes. Përveç 24 vjeçarit shqiptar në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori i tij spanjoll.

Mediat e huaja shkruajnë se gjatë kontrollit të bërë në magazinën e hashashit ku kultivoheshin bimët narkotike, u gjetën dhe sekuestruan dy pistoleta, një silenciator, 4.9 kg hashash dhe 3150 euro.

Shkak për dyshimet e policisë, ishte bërë fatura e lartë e shpenzimeve për energjinë elektrike.