Kryeministri Rama do zhvilloje takimin e shumë përfolur me shqiptarët në Athinë sot në orën 11:00.

Shqiptarët të cilët po e mbushin stadiumin plot ndihen të entuziasmuar, në pritje të fjalimit të Ramës.

Vizita e tij, ka ngritur në këmbë autoritetet greke, ku nën masa të rrepta sigurie me 1000 punonjës policie, do sigurojnë mbarëvajtjen e këtij takimi. Stadiumi Galatsit është “sterilizuar” nga qen të trajnuar dhe pajisje speciale për zbulimin e mjeteve shpërthyese, si dhe po monitorohet dhe ka akses të kontrolluar.

Dronët dhe helikopterët do të monitorojnë vazhdimisht zonën, ndërsa snajperët nga EKAM do të jenë në pika të përzgjedhura.