Përfshihen në greve urie disa të burgosur të burgut të sigurisë së lartë në Peqin.
Bëhet fjalë për të dënuarit në regjimin “biss”. Prej 3 ditësh ata refuzojnë ushqimin dhe kanë ngritur disa kërkesa.
Të dënuarit kërkojnë:
Të lejohet futja e ushqimit nga familjarët.
Të lejohet të blejnë ushqime.
Të kenë ndriçim të hapur nga dritarja, jo me zgarë.
T’u lejojen të gjitha kanalet TV, pasi me vendim të AMA-s u lejohen vetëm 5 kanale televizive, kryesisht programe edukuese.