Pesë anëtarë të tjerë të bandave të rrezikshme kriminale të godituara nga megaoperacioni i SPAK me 50 urdhër arreste dolën sot për vlerësimin e masës së sigurisë para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
GJKKO konfirmoi masën arrest në burg për Emiljano Shullazin, Besian Xhixhën, Enver Divën, Gjergj Cukalin dhe Albert Zajën, të pestë në paraburgim edhe para lëshimit të urdhër-arresteve të reja, pasi janë nën hetim apo gjykim për krime të tjera të mëparshme.
Vendimi për Emiljano Shullazin u shty me disa orë pasi nuk u paraqit avokati. Pavarësisht se gjykata caktoi avokat shteti Artan Simonin, ky i fundit deklaroi se nuk e mbronte dot Shullazin pasi në një tjetër procedim penal ai mbron Luftar Reçin i cili e akuzon Shullazin për vrasje
Kur u njoh me masën e sigurisë rreth orës 14:00 Shullazi nuk ka dhënë sqarime në sallën e gjyqit, ndërsa avokati i tij Elton Hyseni ka kërkuar që komunikimet e sky ecc të konsiderohen të papërdorshme, pasi vetë gjykata Evropiane në Luksenburg i ka konstatuar këto pergjime të papërdoreshme sipas avokatit.
I pranishëm në seancë krahas prokurorit Alfred Shehu ka qenë dhe kreu i spak Altin Dumani për të paraqitur pretendimet e tyre duke i kërkuar gjykatës që të vazhdojë me konfirmimet e masave të sigurisë.
Emiljano Shullazi akuzohet se ka dhënë informacione nga brenda burgut për persona të tjerë të jashtëm në lidhje me lëvizjet e Durim Bamit, ndaj të cilit ishte përgatitur atentat në vitin 2020. Edhe Albert Zaja është nën hetim për atentatin e mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit.
Një ditë më parë u njohën me masën e sigurisë arrest në burg 9 anëtarë të tjerë, mes tyre Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë dhe që atëherë rezulton i zhdukur. Viktor Ymeraj i njohur si “Tori i Xhihanes”, si pjesë e grupit të Shullazit rezulton se bashkëpunoi me Vis Martinaj për vrasjen Durim Bamit. Një ditë më parë u burg u la edhe Mir Brryli miku e bashkëpunëtori i Pëllumb Gjokës i arrestuar nga Metamofroza.
Nga 50 urdhër arreste në total për shtatë grupe kriminale, 14 prej tyre u ekzekutuan brenda vendit, ndërsa 6 të tjera jashtë, 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë. 30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.
Operacioni i zhvilluar nga SPAK u finalizua në bashkëpunim me Europol dhe u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen. Anëtarët e shtatë bandave të rrezikshme, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje, kultivim kanabisi etj.
Emrat
1. Arben Ndoka
2. Arian Tuku
3. Ilia Ndoka
4. Samuel Ndoka
5. Vinçens Tuku
6. Ervis Martinaj
7. Jozi Kraja
8. Astrit Avdyli
9. Aldo Avdyli
10. Miri Bruli
11. Naim Stafuka
12. Emiljano Shullazi
13. Blerim Abazi
14. Elvis Ndreca
15. Oltion Zefi
16. Edson Jozëik
17. Armando Ndreca
18. Kasandër Noga
19. Elson Reçi
20. Besian Xhixha
21. Enver Diva
22. Robert Laçi
23. Fatmir Troplini
24. Klodian Shahini
25. Henerigert Mitri
26. Gjergji Cukali
27. Kristos Teta
28. Denis Meta
39. Gentian Binjaku
30. Viktor Imeraj
31. Satilno Basho
32. Marklen Haka
33. Tori Xhecuka
34. Edison Muceku
35. Albert Zaja
36. Florenc Kelmendi
37. Ardit Gjokrosa
38. Deivis Bajramaj
39. Adrian Pikli
40. Durim Bami
41. Endrit Dokle
42. Xhelal Rraja
43. Altin Morina
44. Leonard Duka
45. Erlis Duka
46. Fatmir Hyseni
47. Altin Gega
48. Drianto Bardhi
49. Fabio Ballabani
50. Elton Zalla.