Një operacion ndërkombëtar antidrogë i kryer nga Policia Kombëtare, Garda Civile dhe Garda e Sigurisë e Firences (Itali), ka çmontuar një plantacion marihuane në një magazinë në Valencia, e cila shërbente si qendër logjistike për një organizatë shqiptare.
Sipas burimeve policore, gjatë aksionit arritën të arrestonin dy anëtarë të bandës kriminale, të cilët e përdornin këtë ambient për të kultivuar dhe ruajtur kanabis me synimin për ta transportuar në vende të ndryshme të Europës.
Agjentët kanë sekuestruar 953 bimë marijuane si 110 drita, 55 ventilatorë, 23 panele dritash LED, 9 filtra karboni, 3 motorë ekstraktues, dhe të tjera materiale që shërbejnë për kultivimin e këtyre bimëve.
Hetimet nisën janarin e kaluar kur agjentë të Policisë Kombëtare, së bashku me Gardën Financiare të Firences, hapën një hetim kundër një organizate kriminale me origjinë shqiptare, e dedikuar për trafikun ndërkombëtar të armëve dhe drogës.
Në kuadër të operacionit në fjalë, agjentët zbuluan se një degë e këtij grupi kishte depozituar rreth 200 kilogramë marijuanë në një magazinë në Valencia, për paketim dhe transportim të mëpasshëm jashtë Spanjës.
Pas kryerjes së formaliteteve, agjentët kanë mundur të konstatojnë se një mori personash me origjinë shqiptare hynin shpesh në magazinë me furgona, që shërbenin si qendër logjistike e organizatës, gjë që çoi në dyshimin se brenda saj zhvilloheshin aktivitete kultivuese.
Me këtë veprim i është dhënë një goditje e rëndë organizatës së hetuar duke çmontuar një nga infrastrukturat më të mëdha që kanë, ku grumbulluan dhe përpunuan një pjesë të lëndës narkotike që shpërndajnë në të gjithë Evropën.