Nënkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhi u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Bardhi ishte ftuar për të dhënë shpjegime sa i përket kallëzimit që ka depozituar për Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama.
Fletëthirrja është firmosur nga prokurori Alfred Shehu, ndërsa u mor në në pyetje nga oficeri i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në një prononcim për gazetarët jashtë SPAK ai tha se ishte si person që ka dijeni për çështjen, ndërsa u shpreh se i bënë vetëm një pyetje.
Sot kam rikonfirmuar informacionin pranë SPAK dhe seanca e marrjes së pyetjes kishte vetëm një pyetje, nëse kisha gjë për të shtuar. Gjithçka çfarë kam denonucar publikisht mbi përfshirjen e vëllait në aferën e Xibrakës e kam dorëzuar zyrtarisht nga SPAK. Jam informuar nga drejtuesit e SPAK dhe të BKH se dosja e Xibrakut është rihapur. Kanë rinisur hetimet për identifikimin e personave të cilët ishin cilësuar të paidentifikuar. Seanca e marrjes në pyetje ishte nëse kisha gjë për të shtuar. Isha ftuar në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen. Unë kam kërkuar rihapjen e hetimit që ishte pezulluar në 2018 dhe ishte harruar në sirtare ndërkohë persona të përfshirë ishin cilësuar të paidentifikuar dhe nuk kanë marrë përgjegjësinë penale për përfshirjen në laboratorin e Xibrakës’ deklaroi Bardhi pasi doli nga SPAK
Më tej e nxiti SPAK të vijojë hetimet e pandikuar.
“Hetimi ndaj tij duhet të jetë i thelluar për atë çështje që kam përcjellë në SPAK, që ka të bëjë me laboratorin e kokainës në Xibrakë. Kësaj çështje nuk i ikën dot as me letra bakallai as propagandë. Kam besim tek SPAK. E nxis të veprojë në përputhje me ligjin dhe në mënyrë të paanshme dhe e pandikuar politikisht. Nuk bëj poltikë kur i drejtohem kësaj godine.Nuk e kam bërë kurrë’ tha ai.
Për këtë çështje, edhe vëllai i kryeministrit, Olsi Rama ka depozituar dy padi në SPAK, ku e kallëzon Gazmend Bardhin për “Kallëzim të rremë”.
I pyetur nga gazetarët Bardhi kishte dhe një reagim lidhur me padinë e Olsi Ramës
Kam zero interes se çfarë bën Olsi Rama apo cfarë nxitet Olsi Rama nga I vëllai për efekt të propagandës. Nuk mund të ketë kallëzim të rremë sa kohë që informacioni që kam përcjellë është vlerësuar nga prokurorët si një e dhënë për të rihapur procedim penal.
Nëse lexoni kallëzimin e Olsi Ramës në një anë më kallëzon mua për kallëzim të rremë në anën tjetër i thotë merreni pyeteni ku i gjetët të dhënat duke vërtetuar vërtësinë e dokumenteve. Zotëria në këtë rast është duke bërë kallëzim të rremë
Ku i gjeti dokumentet?
Si kreu i grupit të PD-së po të vini në zyrën time, cdo ditë përmes protokollit të kuvendit apo selisë qëndrore të PD-së marr me dhjetra ankesa shqetësime.”
Jua kanë sjellë institucione?
Marr me dhjetra ankesa, denoncime e shqetësime. Edhe qytetaërt kur sjellin një letër në kuvend protokollohet dhe përcillet tek kreu I grupit të PD-së.
A ka besim tek SPAK?
Prokurori që ka dosjen është Aflred Shehu i cili ka qenë subjekt sulmesh nga PD? A do të kërkojë të ndryshojë prokurorë
“Sa kohë jam drejtuar tek SPAK kam besim.“Nuk i bindem, përveç ligjit dhe Zotit, askush tjetër. Këtë çështje e kam trajtuar në rrugë institucionale. Nuk kam bërë politikë me këtë çështje. Presim që prokuroria e Posaçme të zbatojë ligjin.
Dumani te hetoje prokuroret që mbyllën dosjen
Ndërkohë kërkoi dhe hetim për rolin e prokurëve të cilët nuk e hetuan por e mbajtën në sirtar. Ai akuzon Olsian Çelën e Evdin Kondilin se e mbyllën dosjen si shpërblim nga Rama për të vijuar karrierën e tyre.
“Pres që SPAK të zbatojë ligjin. Të hetojë atë që u la pa hetuar nga dy prokurët e tjetër të cështjes. Njëri prej të cilëve vetëm disa muaj pasi vendosi pezullimin e procedimit me fraksion 335/1 mori votën e Edi Ramës dhe deputetëve të tij për të shkuar prokuror I përgjithshëm. Kam kërkuar të hetohet dhe roli i prokurorëve që kanë pasur në dorë dosjen e Xibrakës.
Është e pafalshme që një pjesë e grupit kriminal, ndoshta kokat e grupit kriminal kanë mbetur, ndoshta kokat e grupit kriminal kanë mbetur të paidentifikuar nga prokuroria. Ajo ishte një cështje me rëndësi, sepse bëhet fjalë për laboratorin e parë të kokainës në Shqipëri dhe do të duhej të kishte një hetim serioz dhe të gjithanshëm. Për fat të keq të dy prokurorët zgjodhën të merrnin mbështetje nga Edi Rama për ecurinë e tyre në karrierë në vend se të kryenin detyrën e tyre me korrektësi e në përputhje me ligjin për ti shkuar deri në fund të vërtetës.