Aksi Orikum- LLogara, është bllokuar totalisht për shkak të dëmtimit të një automjeti të tonazhit të rëndë.
Prej më shumë se 2 km është krijuar radha e gjatë e automjeteve, ndërsa qindra qytetarë por edhe të huaj kanë mbetur të bllokuar prej më shumë se 2 orësh. Ne zonë kanë mbërritur edhe forcat e policisë së Vlorës për të bërë të mundur lehtësimin e qarkullimit, por situata është problematike.
Policia bënë me dije se dyshohet se kamioni ka rrëshqitur në kthesë dhe si pasojë e spostimit të tij është bllokuar rruga, ndërsa po punohet për zhbllokimin e rrugës.