Është zbardhur sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut. Policia ka identifikuar 4 autorë, 3 prej tyre kanë kryer sulmin, njëri ka shërbyer për transportimin e autorëve. Organizator i këtij sulmi dhe urdhërues sipas policisë është Dritan Jani Nano.
Autorë të sulmit janë Elton Kasaj, Drivald Alia, dhe Dorian Alia dhe Romario Tabaku, i ka transportuar me makinë. Tre nga autorët janë në kërkim, ndërsa Dorian Alia është vetëdorëzuar.
‘Nga veprimet rezulton se Sokol Mëngjeis me profesion avokat është goditur për shkak të detyrës. Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces gjyqësor një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë, proces që është fituar nga pala që mbronte avokati. Ish-klientët nuk kanë pranuar që ta paguajnë.
Pala fituese nuk ka respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Jo e gjithë pala, por disa nga kontraktorët. Si të tjerë dhe kjo degë që ka kryer sulmin nuk kanë rënë dakord me detyrimet që kanë pasur nënshkruar. Në vijim të veprimeve është shoqëruar Dritan Jani Nano, i cili u ndalua si organizator i kësaj ngjarje të rëndë kriminale’- tha Tonin Vocaj.
Po ashtu policia vë në dispozicion 20 mijë euro kush jep informacion që cojnë në kapjen e tyre.