Avokati Sokol Mëngjesi mund të niset për trajtim më të specializuar drejt Greqisë.
Kjo është kërkesë e shprehur nga familjarët e tij, të cilët duan ta nisin avokatin drejt vendit fqinj drejt një spitali të specializua.
Kërkesa e familjarëve i është drejtuar ekipit të mjekëve të Spitalit të Traumës, ndërsa ende nuk dihet se çfarë vendimi do merret.
Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi është përmirësuar disi, pas gjashtë ditësh që qëndron në koma.
Skaneri që u bë sot tregon gjendje të stabilizuar. Ka nisur sot tentativa për ta zgjuar duke ulur medikamentet që e mbajnë në gjumë, por ky proces pritet të zgjasë.