Top Channel ka siguruar dosjen me përgjimet që zbardhën skemën e policëve kufitarë të Aeroportit të Rinasit, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, mundësonin kalimin e personave ilegalisht drejt vendeve të BE-së.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, zbardhen përgjimet e gjetura në celularin e Eneo Sulejmanajt, i cili kontaktonte me Briken Tereziun, me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas.
Në bisedat e zhvilluar mes tyre përmes aplikacionit ‘Signal’, dhe ‘Whatsapp’, zbulohet se Briken Tereziu ka lejuar edhe kalimin e të miturve pa prokurën e prindit. Eneo është ai që i sjell ‘klientët’ dhe i orienton ata të shkojnë në sportelin ku ndodhet Briken Tereziu, më pas udhëzon këtë të fundit me problemet përkatëse të tyre dhe sesa para do marrin në këmbim.”
“Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 12.08.2023, nga ora 10:51 AM – 14:41 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: Mgjes vlla. Si je
Briken: Mire vlla si je ti
Eneo: A je lodh je merzit. Je ne pune sot?
Briken: Shtyme. Ca ke bo ti. Ne pune jam
Eneo: Po mir ja po levizim kto dite shyqyr
Briken: Po shyqyr
Eneo: Do të sjell një zonje lart ti lej aty
Briken: Ok
Eneo: Është dhe i gru me gocën 15 vjeç pastaj
Briken: Ma nis emrin
Eneo: ti lej dhe ajo aty. I dërgon pasaportën e shtetases L.L. Zonja është Për Pisa ne 12 e 25
Briken: Ok
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases M.S. Kurse kjo është me gocën për Budapest 15 e 30
Briken: Ca ka kjo. Ska prokur apo ca
Eneo: Se ka prok se ka ik me burrin nga bari. Burrin e kthyn për ditet bashë me gocën. I dërgon pasaportën e shtetases A.S
Briken: E ke dhe pasaportën e burrit
Eneo: Po. Dhe sa ti them
Briken: 2
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit L.S
Briken: Te nr 8 thuaj
Eneo: Jan bo 8?
Briken: Aq sa kan qen. Po kanë ndryshu nr
Eneo: E funit i bie
Briken: Ne mes i bie. E teta
Eneo: E kanë bo me nr dmth
Briken: Nr 8 dmth. Po
Eneo: Ok vlla se u bo kohë
Briken: I kanë nr poshtë thuaj te xhami
Eneo: Po ngjitet
Briken: Ok
Eneo: Veç m thuj kur të mbaroj vëlla
Briken: Ok
Eneo: I ka brenda ne pas
Briken: Ok iku
Eneo: Ok vlla. Po futet dhe M. me gocën. Se ua bona check in para
Briken: Ok
Eneo: Po i le dhe kjo ne pasaporta 2
Briken: Ok
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi L.P është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.08.2023 ora 11:37 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, e cila nuk mund të udhëtoj për shkak të tejkalimit të ditëve të qëndrimit. Nga komunikimi ka dyshime se ajo ka lënë një shumë lekësh pranë kabinës.
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi M.S është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.08.2023 ora 12:46 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, e cila më datë 05.08.2023 është kthyer inad (Gërma F) me motivacionin” ka qendruar 90 dite ne 180 ditet e fundit ne BE”.
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se A.S është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.08.2023 ora 11:46 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, pa prokurë nga babai I saj. Shtetasi L.S nuk rezulton te kete dalje nga territori RSH nga PPK Rinas.
CREDIT/Top channel