Prefekti i qarkut të Vlorës Vangjel Tavo është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm.
Ai ka hyrë në ambientet e SPAK rreth orës 09:30.
Pasi doli nga SPAK (Ora 10:44) Tavo tha se kishte shkuar atje në cilësinë e personit që kishte dijeni për një kallëzim të bërë në vitin 2021
Vangjel Tavo mori postin e prefektit të Vlorës në mars të këtij viti duke zëvendësuar në detyrë Flamur Mamaj.
Pas arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, Tavo u komentua nga mediat greke si emri i propozuar nga kryeministri Edi Rama për të marrë drejtimin e Himarës, por ky lajm u hodh poshtë më pas.
Ai ka qenë deputet i Gjirokastrës në disa legjislatura, si dhe ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë në periudhën 2012-2013.
vijon…..