Paraditja e së mërkurës do ta gjejë kryeministren e Italisë, Georgia Meloni, në një vizitë blic në vendin tonë.
Mesoet se numri një i qeverisë italiane do të mbërrijë në Shëngjin rreth orës 12:20 të së mërkurës. E vetmja ndalesë në këtë vizitë disa orëshe të sajën në vendin tone, nga ku do të inspektojë ndërtimin e qendrës së pritjes të emigrantëve në Shëngjin, sikurse, do të shikojë edhe procesin e ndërtimit të ambienteve akomoduese në Gjadër.
Kryeministria Meloni do të shoqërohet nga një numër i madh gazetarësh italianë.
Gjithashtu kryeministria Meloni dhe kryeministri Edi Rama pritet nga Shëngjini të japin një konferencë për shtyp.