Gjatë muajit maj, janë vënë në pranga 3 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, janë proceduar në gjendje të lirë 10 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit, si dhe janë pezulluar 13 leje drejtimi.
Kontrollet e shërbimeve të Policisë Rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, kanë si qëllime: parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe në akset lidhëse. Në këtë kuadër, gjatë muajit maj, janë ndëshkuar administrativisht në total, 2962 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:
658 drejtues mjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtrim me sinjalistikën rrugore;
759 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
106 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
1164 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
275 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia e Rrugore e Gjirokastrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.