Nga pamjet që vijnë, duket se i gjithë kampi është ngritur dhe ruhet nga policët italianë, që e kanë marrë tashmë në Shëngjin.

Të pranishëm janë edhe dhjetëra gazetarë shqiptarë dhe italianë, të cilët janë në pritje të mbërritjes së kryeministres italiane Georgia Meloni, që do të inspektojë qendrën, e shoqëruar nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Me helikopter, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka mbërritur në Gjadër, aty ku së bashku me kryeministrin Edi Rama do të inspektojnë kampin që do të presë emigrantët sipas marrëveshjes së dy shteteve.

Meloni do të inspektojë ndërtimin e qendrës së pritjes të emigrantëve në Shëngjin, sikurse, do të shikojë edhe procesin e ndërtimit të ambienteve akomoduese në Gjadër.

Më pas, të dy homologët do të kenë një konferencë të përbashkët për mediat.