Kryeministrja italiane, Georgia Meloni, falenderon qeverinë shqiptare për marrëveshjen e emigrantëve
Georgia Meloni: Do doja të thosha që jam e lumtur që jam këtu, që pata rastin t’ju takoj, që Rama pati mundësinë të verifikonte nga afër situatën e punimeve që po realizohen në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar. Do doja të thosha, ashtu si kundër pamë dhe dëgjuam nga Rama, se vendet tona janë dy vende mike, vende që historikisht kanë bashkëpunuar së bashku. Falënderoj sërish kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar për ndihmën që na dhanë që ne të realizonim këtë marrëveshje, që shpresoj të jetë shembull për BE. S’më mbetet veçse të përsëris afërsinë e popullit italian me Ramën, për sulmet që i janë bërë. Kemi ndjekur një fushatë denigruese ndaj qeverisë shqiptare, kemi dëgjuar edhe etiketime sikur është narkoshtet, sepse nuk është hera e parë që qeveria shqiptare ofron ndihmë.
Edhe më parë, historia e Shqipërisë ka treguar se ka pasur dëshirën e sinqertë për të qenë pjesë e BE dhe nuk i ka munguar asnjëherë mbështetja e Italisë për këtë. Më kujtohet që në ditët më dramatike të Covid, Shqipëria na ndihmoi me 30 mjekë në Lombardi. Rama u falënderua për këtë dhe një ndër gazetat italiane e quajti përrallë e bukur e kryeministrit shqiptar dhe Rama quhet si kriminel sepse shumë kanë ndryshuar që kur qeveria vendosi të vazhdojë bashkëpunimin me qeverinë e re shqiptare.