“Apeloj çdo qytetarë të marrë pjesë në protestë duke shprehur vendosmërinë tonë që ne nuk pranohemi kurrë që qeveria një vendi konditat në BE. Të miratojë ligje, të japë favore, të japë tendera dhe të fuqizojë grupet më të rrezikshme kriminale në vend. I bëj thirrje kryetare së Kuvendit të respektojë kushtetutën dhe rregulloren.
Nuk mundet që për shkak të halleve që ka Edi Rama, ne kemi 11 vite që drejtojmë gishtin në të vërteta, duke kërkuar goditjen e grupeve kriminale dhe të mos favorizohen. Edi Rama ka vendosur të ketë kontratë me përfaqësuesit e grupeve më të rrezikshme kriminale në vend. Deputetët do duhet të trajtojnë me përgjegjshmëri situatën në të cilën ndodhet vendi.
Qytetarët dje nuk kishin mundësi të ndiqnin ato që ndodhën në TIMS, por dëshmitë janë tronditëse. Ajo që ka thënë opozita që sistemi TIMS keqpërdoret, është konfirmuar dje në komisionin e TIMS, prandaj duan mbylljen e dyerve se e përdorin për tu shërbyer grupeve kriminale.
Kur t’i kërkojë SPAK, ata të gjenden në Dubai, kjo është qeveria e Ramës. Edi Rama kërkon bashkëpunim aleancë vetëm me krimin e organizuar, i keqpërdor zgjedhjet, dhe më pas vendos qeverinë në favor të tyre. Dua të konfirmoj qëndrimin e grupit tonë parlamentar, Edi Rama është përgjegjës për forcimin e krimit të organizuar në vend”- u shpreh ndër të tjera Gazment Bardhi.