Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim nga DVP Korçë, për vjedhjen e një shumë parash, në një objekt kulti (kishë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, si rezultat i koordinimit të veprimeve dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Korçë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin në kërkim B. K., 48 vjeç, banues në Memaliaj. Gjykata e Korçës ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 21.07.2022, ka vjedhur një shumë parash, në ambientet e brendshme të një objekti kulti (kishë), në qytetin e  Korçës.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Korçë.