7 turistë të huaj kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës në Përmet. Ata ishin duke eksploruar zonën me këmbë, por kanë mbetur të bllokuar në vendin e quajtur Shpella e Pëllumbave për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre
Të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe për ndihmën e dhënë.