Zgjedhjet e fundit për në Parlamentin Evropian kanë sjellë ndryshime të mëdha, ndërsa pjesë e tyre janë bërë edhe personazhe të njohur të rrjeteve sociale.

Kështu ka ndodhur në Qipro, ku votuesit kanë zgjedhur si eurodeputet të pavarur një influencer You Tube, 24-vjeçar, Fidias Panayiotou.

I famshëm për shakatë dhe klipet e tij humoristike, “Fidias”, siç njihet online,  ka 2.6 milionë ndjekës në YouTube.

Klipet e tij më të ndjekura përfshijnë një mision për të përqafuar 100 të famshëm, konkurse për të ngrënë pica dhe shmangie të tarifave në trenat japonezë.

Edhe pse ai nuk ka përvojë politike – dhe e quan veten “një gabim profesional” – fushata e tij tërhoqi një numër të madh votuesish të rinj.