UEFA ka vendosur të shtojë buxhetin për kombëtaret që do marrin pjesë në finalet e Euro 2024, pjesë e të cilave është edhe Shqipëria. Kuqezinjtë në gupin B do sfidojnë emra si Italia, Spanja dhe Kroacia, teksa FSHF deri tani ka arkëtuar 9.25 milionë euro nga pjesëmarrja.

Institucioni i futbollit në Evropë (UEFA) ka vendosur që të shtojë fitimet për skuadrat, duke rritur shpërblimet. Kështu, për çdo fitore kombëtaret respektive do fitojnë nga 1 milionë euro, teksa 500 mijë euro do marrin skuadrat për çdo barazim.

UEFA nuk është mjaftuar me kaq, pasi për çdo ekip që kalon grupet do ketë 1.5 milionë euro, ndërsa 2.5 milionë euro për çdo ekip që arrin në çerekfinale.

Shumave më sipër u shtohen edhe 4 milionë euro për gjysmëfinalistët, ndërsa 8 milionë euro shkojnë për fituesin e Euro 2024. Ndërkohë vendi i dytë do ngushëllohet me 5 milionë euro.