Deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka komenton vendimin e Apelit që I dha vendimin e PD-së i takojnë përfundimisht grupimit të Rithemelimit të Sali Berishës.

“Nuk është ditë për të festuar as për triumf, por është ditë për ti ftuar që të jenë të gjithë bashkë kundër narkoregjimit. Demokratët sot janë të bashkuar. Sot vendimi i gëzon ata. Është ditë e keqe për regimin. Një opozitë e përcarë ka marrë fund.

Noka: U gjetën gjyqtarë me integritet që i dhanë zë të vërtetës e cila po zvarritej prej tre vitesh e vërteta se demokratët janë ata që vendosin për partinë. Demokratët sot janë të bashkuar, vendimi i gëzon ata. Do të ketë një mision rrëzimin e këtij narko-regjimi. Një opozitë e përçarë ka marrë fund. Një opozitë të bashkuar ka sot.

Gazetarët: A do t’i bëni ftesë Lulzim Bashës?

Noka: Thirrja është për demokratë shtëpia juaj është partia demokratike. Kjo vlen për çdo demokrat, sigurisht jo për ata që e ndjejnë veten krah Ramës. Ata që e ndjejnë demokratë janë të mikpritur në shtëpinë e tij.

Gazetarët: Mendoni se kjo çështje do të zvarritet edhe më tepër?

Noka: Ky është një vendim i formës së prerë që vjen pas rekomandimit të gjykatës. Sot nuk është ditë për të festuar por është ditë për të vërtetët. Narko-regjimi duhet rrëzuar që Shqipëria të udhëtojë në BE. Ne na bie detyrë ti prijmë kësaj beteje.