Rrëzohet kërkesat e demokratëve për interpelancë urgjente me kryeministrin,
VOKSHI: Emri i Sali Berishës ju tmerron, as mërin nuk ia përmendi dot. Ku ka vendim që i ndalon të kryejë të drejtën e dep. S’ka. Ju po e ndaloni të përfaqësojë qindra mijëra qytetarë që e kanë votuar.
Pse po na e mohoni këtë interpelancë.
E gjithë qeveria është vënë në shërbim të familjes kryeministrore. Për t’i dhënë tendera vajzës, baxhanakut. Kontratat sekrete që i ka përfituar Ilir Beqaj, që bredh nëpër Tiranë, fsheh provat dhe vazhdon merr tenderat. Nuk e pranoj thotë Nikolla, se kjo interpelancë cenon privatësinë e familjes kryeministrore. Por, a keni cenuar jetët e mijëra qytetarëve me lejet e ndërtimit të dhëna thjeshtrës së kryeministrit, që po mbyt qytetarët, po me tenderat e Beqajt dhe Frangut, nuk po cenoni jetët e mijëra pacientëve? Ky parlament po kthehet në noter për të mbrojtur vjedhjen. Është kriminale kjo vjedhje.
Harruat që ai është Sali Berisha dhe nuk ka asgjë në botë që e ndal, e hoqët nga godina, i hoqët flamurin, e hoqët nga lista, duke ia hequr të drejtën çdo qytetari që e voton. E hetuar katër vite dhe nuk gjetët dot një provë. Sot e mbani në arrest pa akuzë, sepse ju keni frikë nga ai, keni frikë nga fjala e tij.
Dje ishte vetëm hapi i parë i kthimit aty ku duhet të ishte. Hapi i parë në betejën për mbrojtjen e pluralizmit, asgjë nuk do ta ndalë Berishën deri në largimin e këtij narkoshteti. Nuk do të ketë paqe në këtë sallë, as jashtë saj, pa liruar Sali Berishën.
Sot i bëjmë ftesë çdo qytetari të na bashkohet, çdo politikani, të protestojmë për të drejtat tona