Mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për Check up dhe Sterilizimin ka nisur me debate mes nën kryetarit Plarent Ndreca dhe deputetes demokrate, Ina Xhupa.

Zhupa: Për sa kohë do të marrim në pyetje anëtarët e KLSH,

Zhupa: A duhet që kryetarja të marrë në pyeteje ata që dikur e kanë audituar, a ka një konflikt interesi? Nëse vendoset, të merret një vendim dhe për çështje kuorumi , nëse do të qëndrojë në mbledhje apo jo që edhe gjetjet, edhe pyetjet që nesër të mos ketë problematika si një material i ndotur në pikëpamje proceduriale. PD ka pyetur që më parë dhe në diskutimet që u bënë e lamë që rast pas rasti do të ngrihej ideja e konfliktit të interesit, në këtë raporte që do të marrim përsipër është edhe emri i Milva Ekonomi.

Ndreca: Më vjen keq që vazhdoni me idenë që mendoja se e kishit kaluar, zonja Konomi ka ushtruar një detyrë publike dhe KLSH, për rrjedhojë nuk ka asnjë konflikt interesi. Nuk kemi objekt kontrolli individë të caktuar por çështje të caktuara.

Zhupa: A mund të hetojë zonja Ekonomi veten?

Vokshi: Nuk mund të vijojmë kështu se do ju mbyll mikrofonin të gjithëve. Kur të jesh tek vendi im vër rregulla.

Ndreca: Nëse keni ardhur me mendje për të hetuar njerëz? Pse ndërhyn?

Vokshi: Emri i komisionit hetimor, heton.

Ndreca: S’kemi individë në objekt, kemi çështje, nëse dalim në individë do të shohim çdo të bëjmë.

Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check-Up në shëndetësi, do të zhvillojë disa seanca dëgjimore, me përfaqësues të KLSH dhe përfaqësues të nismës “Thurje”, për të sqaruar rrethana të ndryshme, që lidhen me çështjen.

1. Ora 11:00 – Bexhet Zeqiri

2. Ora 12:00 – Brunilda Zenelaj

3. Ora 13:00 – Eduard Stafasani

4. Ora 14:00 – Melina Kabo

5. Ora 15:00 – Semiram Jakupi

Ora 16:00 Nisma “Thurje”
Endrit Shabani
Panajot Soko
Artan Koni