Regjistrohet në Gjykatën e Lartë kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha për heqje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”.Rekursi u regjistrua gjatë ditës së sotme dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe për dhëndërin e tij, Jamarbër Malltezi.

Edhe Malltezi kërkon heqje të masës së arrestit shtëpiak.

Berisha ndodhet në arrest shtëpiak prej dhjetorit të vitit të kaluar, ndërsa Malltezi prej nëntorit.