Lënia në fuqi e non-gratës britanike, nuk u prit mirë nga Sali Berisha i nga arresti shtëpiak e cilësoi procesin e ndjekur nga Komisioni Special i Apeleve dhe Emigracionit ne Londër si të pabazuar në prova dhe të ndikuar politikisht me qëllim goditjen e opozitës.
“Rastet e paraqitura duken qartë se janë përpjekje për të ndaluar opozitën të sfidojë pushtetin e korruptuar, që eksporton krim të organizuar, por që pranon të marrë refugjate sipas dëshirës së kërkueseve/lobuesve. Kjo provon qartë se, jo vetëm SIAC nuk ka hetuar zbulimin e të vërtetës, por edhe se vendimi i Sekretares është marrë në bazë të artikujve të mediave të sponsorizuar nga Soros dhe deklaratave të kundërshtarëve të mi politikë Rama, Basha, Veliaj.”
I vënë nën akuzë për korrupsion nga Brianika e Madhe, Sali Berisha i cili nga gjykata shqiptare u zyrtarizua si lideri i opozitës është i bindur se pas përjashtimit të provave të mbrojtjësve te tij ligjor fshihet ambasadorit britanik në Tiranë Alastair King, ndërsa pjesë te skemës beri edhe Lulzim Bashen.
“Kjo vetëm sepse ambasadori ka marrë të gatshme shprehjet e Lulzim Bashës. Theksoj se ky përjashtim i qëllimshem i provave vjen: Pasi ambasadori ambasadorit Alastair King Smith i dështuan provat e paraqitura ndaj meje në Home Ofiçe, duke e detyruar të kalonte nga zyra në zyrë në Tiranë duke kërkuar prova tjera dhe duke u shprehur në konfidencë se në e përjashtuam Berishen, por na duhen prova se ai na ka paditur.”
Në reagimi ne tij nga banesa, Sali Berisha rendit 5 akuzat e Britanisë së Madhe në adresë të tij duke i hedhur poshtë, një nga një si shpifje, të bazuara në deklarata te rreme, duke nisur nga skemat piramidale te 97 tek lidhjet me krimin e organizuar dhe ndikimin e tij për pasurimin e biznesmenit Damir Fazliç apo edhe pretendimet se vajza e tij Argita ka përfituar nga investimi 100 mln euro i biznesmenit Ansar.
Deklarata e plotë Sali Berishësh
Vendim i SIAC shton një kat ne monumentin e korrupsionit dhe turpit te vendimit për përjashtimin e Sali Berishes
Ne gusht të vitit 2022, unë fillova procedurën e kundërshtimit të vendimit te State Secretary of Home Department (Home Office) të BM për përjashtimin tim nga ky vend, që m’u komunikua në datë 21 Korrik 2022, fillimisht nga Edi Rama në parlament dhe pastaj nga qeveria britanike.
Procedura e ankimimit parashikonte fillimin e detyrueshëm të saj pranë Komisionit të Posaçëm të Apelimit për Migracionin (SIAC), përpara se palët të shkojnë në gjykatë.
Procesi në SIAC eshte vonuar përtej çfarëdolloj afati te arsyeshëm për të penguar zbulimin e të vërtetës.
Ky proces përfundoi sot, pas dy vitesh, me lënien ne fuqi te vendimit te Home Office nga Komisioni i Apelimit, duke dëshmuar kështu dështimin e plote të këtij komision në goditjen e korrupsionit në segmente te administratës së Britanisë së Madhe.
Në paragrafin 17 të vendimit të tij Komisioni (SIAC) pohon se nuk kane vlerësuar as vërtetësinë e provave dhe as atë të akuzave të ngritura ndaj meje, por vetëm nëse Sekretarja e Home Office ka pasur baze qe, në bazë të provave që i janë vënë përpara, të besonte se vendimi i përjashtimit ishte i drejtë. Kjo provon qartë se, jo vetëm SIAC nuk ka hetuar zbulimin e të vërtetës siç pohon vete, por edhe se vendimi i Sekretares është marrë në bazë të artikujve të mediave të sponsorizuar nga Soros dhe deklaratave të kundërshtarëve të mi politikë Rama, Basha, Veliaj.
SIAC gjithashtu pohon në vendimin e tij se nuk ka vlerësuar fare mijëra faqe prova dhe dëshmi të paraqitura nga avokatet e z. Berisha, me pretendimin se janë paraqitur jashtë afati (paragrafi 9). Ndërkohë që ato janë dorëzuar absolutisht brenda afatit, por zyrtarët ligjorë te Home Office nuk ia kane paraqitur Sekretares te këtij institucioni me qellim qe ajo te mos njihej me përmbajtjen e tyre dhe për rrjedhoje te mos pranoheshin më pas nga SIAC, meqë Sekretarja nuk i kish pasur para saj në momentin e marrjes së vendimit (shif paragrafin).
Theksoj se ky përjashtim i qëllimshëm i provave vjen:
(i) Pasi ambasadori ambasadorit Alastair King Smith i dështuan provat e paraqitura ndaj meje ne Home Oficce, duke e detyruar të kalonte nga zyra ne zyre ne Tirane duke kërkuar prova tjera dhe duke u shprehur ne konfidence se ne e përjashtuam Berishen, por na duhen prova se ai na ka paditur.
(ii) Pasi ambasadori Alastair King Smith, i shkruante autoriteteve të tij se heqja e ekspulsionit per Berishen, qofte me vendim nga Home Office apo me vendime të tjera ligjore do të ulte reputacionin e Mbreterisë së Bashkuar.
(iii) Se fundi, kjo ka ndodhur pasi kur punonjësi i Home Office që përgatiti vendimin për përjashtimin tim i kërkoi provat kundër meje organit që kish përgatitur rekomandimin e përjashtimit tim – Crime State Nexus (CSN), që drejtohej nga paraardhesi i Ambasadorit Alastair King Smith, z. Norman Duncan, ky i fundit iu përgjigj në mënyrë qesharake se vendimi për përjashtimin tim ishte bazuar ne 38 DipTel (telegrame diplomatike), por se të gjitha DipTel kanë humbur. Natyrisht kjo nuk ishte e vertet dhe kjo ishte një tentative mjerane për të fshehur faktin se DipTels nuk tregonin asgjë.
Sipas ambasadoreve te korruptuar nga lobimi i Xhorxh Soros dhe Edi Ramës, Berisha duhej ndaluar sepse:
(1) Paska lidhje me piramidat e vitit 1997. ne nje kohe kur hetimet penale dhe parlamentare të zhvilluara nga PS pas ardhjes së saj në pushtet nuk kane dëshmuar dot asnjë fakt për këtë gjë. Vetë provat e sjella nga Home Office përgënjeshtrojnë pretendimet e saj. Madje vetë Parlamenti i MB, në një raport të posaçëm që flet mbi këto skema, vlerëson qëndrimin e qeverisë shqiptare dhe që këshillon institucionet britanike të ndjekin përqasjen e saj, si të vetmen rrugë të drejtë dhe ligjore – falimentimin e skemave piramidale dhe vënien e drejtuesve të tyre para drejtësisë.
(2) Berisha paska lidhje me krimin e organizuar pasi qe një militant i PD te cilin Berisha nuk e kish takuar kurrë në jetë (F. Dauti) gjate një vajtje te komisionit te rithemelimit ne PD ka goditur me shkelm një dere! Ndonëse në dokumentat e saj Home Office pohon se nuk gjetëm asnjë provë qe Berisha te kete ndonje lidhje me z. Dauti, në mënyrë allogjike e qesharake shprehen se kjo provon lidhjen e Berishës me krimin e organizuar, Kjo vetëm sepse ambasadori ka marrë të gatshme shprehjet e Lulzim Bashës.
(3) Berisha paska pasuruar biznismenin Damir Fazliç dhe ka ndaluar hetimin e tij sipas nje media te Soros.
E verteta eshte se Fazliç nuk është favorizuar kurrë nga Berisha dhe qeveria e tij dhe nuk ekziston asnjë fakt që të provojë të kundërtën. Aludimi për ndërhyrje në hetimin e Fazlic i referohet faktit që prokuroria në një rast ka dashur t’a ndalojë pa pasur vendim me shkrim për ndalimin e tij, gjë që është refuzuar të zbatohet nga zyrtarët e policisë, në përputhje me Kushtetutën dhe garancitë universal për të drejtat e njeriut. Kur prokuroria lëshoi shkresën ligjërisht, Fazlic erdhi dhe dha dëshminë e tij. Prokuroria zhvilloi gjatë 1 viti hetime në Shqipëri dhe shtete të tjera ndaj Fazlic dhe nuk gjeti dot asnjë prove që të tregonte ndonjë shkelje nga ana e tij.
(4) Berisha paska pasuruar Fazliç pasi ai, si çdo qytetar tjetër i këtij vendi apo i huaj, ka blerë 12 hektarë tokë private në Porto Romano, nga të cilat 2 hektarë nga dhëndri im dhe se për këtë shkak unë paskam zgjeruar parkun e Porto Romanos në mënyrë që toka e tij të futej brenda zgjerimit. E vërteta është se toka e Fazlic ishte pjesërisht brenda parkut të miratuar nga qeveria socialiste dhe qeveria e PD e zgjeroi parkun jo me pak hektare, por me 850 hektarë të tjerë, pasi në bazë të një studimi shume-vjeçar Ministria e Ekonomisë krijoi zonën industriale energjitike ne Porto Romano, në bazë të interesave të krijimit të një parku të tillë dhe jo për pak hectare që kish blerë Fazlic. Që në vitin 2004 e në vijim, në fletoret zyrtare të Shqipërisë si dhe në media janë publikuar akte zyrtare që tregonin se parku energjetik do të zgjerohej, çka shtyu dhjetëra biznesmenë të blinin tokë në këtë zone. Ky park dhe sot po zgjerohet përsëri.
(5) Pretendimi se vajza ime paska perfituar nga investimi 100 ml euro i biznesmenit Ansar është shpifje dhe genjeshtër e trashë. Kjo pasi ky investim nuk ka ndodhur kurrë. Personi në fjalë kërkoi të investonte pa respektuar rregullat e tenderit dhe kur vajza ime, ne përputhje me ligjin, refuzoi te loboje pranë qeverise per këtë gjë, ai, pas një dreke në Rogner me Taulant Ballën dha deklarata të rreme dhe u largua pashlyer as detyrimin ndaj saj për punën avokatore (rreth 8,000 euro).
Si PËRFUNDIM:
Të thuash se po lufton krimin e organizuar pse një militant i panjohur goditi me shkelm një dere dhe po ndëshkon liderin e opozitës është përpjekje mjerane për te mbajtur ne pushtet korrupsionin dhe krimin e organizuar ndërkombëtare qe përfshin (i) narkoshtetin e parë në Evropë ku kryeministri akuzohet nga zëvendësi i tij se takon ne zyre krerët e bandave kriminale, ku shefat e policise jane ne marrdhenie me krimin për të porositur vrasje, (ii) ku jepen licence kazinoje per kartelin e drogës Sinaloa, ku kokat e krimit te organizuar marrin statusin e investitorit strategjik (iii) ku kryeministri dhe keshilltaret e tij korruptojne e shefat e inteligjencës së FBI si McGonigal dhe gjeneralin rumun Coldea, etj.
Rastet e paraqitura janë tregues qe nuk ka asnjë prove apo fakt për asnjë veprim te paligjshëm nga lideri i opozitës por duken qarte se janë përpjekje për të ndaluar opozitën të sfidojë pushtetin e korruptuar, qe eksporton krim te organizuar por qe pranon te marre refugjate sipas dëshirës së kërkueseve/lobuesve.
Sa mund të mbulohet dielli me shoshe, aq mund të humbe e vërteta nën mashtrime. Mbetem i bindur se rruga e drejtësisë qe do te vazhdoj do t’i shërbejë të vërtetës dhe do te godasë ne mënyre të merituar korrupsionin transnacional.
ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT