Barazimi midis Shqipërisë dhe Kroacisë duket se na ka mbajtur ende në lojë për një kualifikim të mundshëm nga grupet, edhe pse shanset duken të vogla. Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, u shpreh pas ndeshjes në konferencën për mediat se Kroacia është një emër i madh i futbollit dhe se skuadra e tij e meritonte fitoren.

“Atmosfera ishte sikur po luanim në shtëpi. Vetëm ata 10-15 minuta të para të pjesës së dytë ishin të vështira. Duhet të kujtoheni gjithmonë që në anën tjetër ka skuadra dhe lojtarë të mëdhenj. Kroacia ka medalje të fituara në Kupën e Botës, ka luajtur finalen e Ligës së Kombeve. Ne meritonim të fitonim. Për shkak të rezultatit, por edhe të atmosferës, do ta kujtoj këtë ndeshje gjatë të gjithë jetës time.

Autogoli dhe goli i Gjasulës?

Ai është një lojtar me eksperiencë. Ai është i gjatë, ka aftësi teknike. Ndeshja ishte e çmendur. Edhe ritmi i ndeshjes ishte shumë i vështirë, shumë i shpejtë. Ne deshëm ta ulnim atë. Për fat të keq, ne kishim një moment fatkeq. Ai po mundohej të mbante ritmin e ndeshjes, por ishte fillimisht e vështirë. Është e vështirë të vish nga stoli në një ndeshje që është kaq e hapur. Në fund, ai shënoi një gol që të bënte rezultatin 2-2 dhe për këtë arsye e falënderoj.

Si do e bëni përmbledhjen e ndjenjave tuaja në lidhje me rezultatin?

Kur unë kam folur me Federatën dhe me mediat shqiptare, i kam thënë se duhet t’i gëzohemi këtij turneu. Ne jemi në Europian vetëm për herën e dytë. Ajo që i kam premtuar dhe i premtoj është që do të luftojmë për çdo pikë. E kam thënë edhe më parë që kundërshtarët që kishim në grup ishin të tmerrshëm. Por ne e meritonim të fitonim këtë ndeshje. Çdo pikë është e rëndësishme për federatën, për shtetin, për kombin. Jam krenar për gjithçka. Le t’i gëzohemi këtij momenti.

A keni pritur ndoshta më shumë nga skuadra kroate?

Nëse Gjasula nuk do të kishte shënuar do të ishim të zhgënjyer. Ne pësuam dy gola në 5 minuta… Rezultati nuk është edhe aq i rëndësishëm. Për shembull Kroacia nuk luajti aq keq përballë Spanjës siç e sugjeron rezultati. Kroacia luajti mirë ndaj Spanjës, por kishte një rënie përqendrimi në ato pak minuta. U mbrojtët mirë, por është e vështirë të krijosh kur je duke mbrojtur, Në mbrojtëm në mënyrë brilante ndaj Kroacisë, për të cilën kam respekt të madh. Ato 10-15 minuta të pjesës së dytë nuk ishin aq të mira për ne”, u shpreh Sylvinho.