Shpërthimi i një segmenti të linjës së furnizimit me uji të pijshëm, në lagjen nr.1 në Sarandë ka sjellë panik për pak çaste në plazhin e Çentralit.

Çarja e tubove të ujit ka bërë që uji të vërshojë në rrugët ë qytetit dhe plazhin aty afër, ku pushuesit kanë nisur të largohen duke menduar se ishin ujëra të zeza.

Pak çaste më vonë grupi i punës së ndërmarrjes së Shërbimeve Publike ka sqaruar pushuesit se behej fjalë për ujëra të pastra, ndërsa po punohet për riparimin e linjës.