Për shkak të një defekti Shqipëria u gjend pa drita për më shumë se gjysmë ore. Operatori i Sistemit të Transmetimit ka sqaruar se defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin.
“Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit
Nga kryqja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.
OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve”, njofton OST