Sot po mbahen zgjedhjet në 12 universitete publike në të gjithë vendin
në këto zgjedhje garohet për organet drejtuese në pozicionin e rektorëve, dekanëve dhe shefave të departamenteve.
Në 90 për qind të universiteteve në garë është vetëm një kandidat
Zgjedhjet kanë nisur në orën 08:00 dhe do të vijojnë deri në 16:00, më pas do nis procesi i numërimit dhe rreth orës 20: 00 pritet që të dal edhe rezultati.
Universiteti i Tiranës ka 6 fakultete dhe në në garë është Artan Hoxha që kandidon për një mandatë të dytë, ndërsa 6 fakultetet e tjera, në 3 prej tyre të këtij universiteti kemi nga një kandidaturë në garë, ndërsa në 3 të tjera kemi nga dy kandidatura.
Në universitetin bujqësor kandidon Fatbardh Sallaku, Agron Kasa në Universitetin e Sporteve, Xheladin Draçini te Mjekësia dhe Akil Fundo në Universitetin Politeknik
I vetmi kandidat për postin e rektorit në universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, Prof. Dr Jaho Canaj ka përmbyllur fushatën zgjedhore pas një sërë takimesh të zhvilluara.
Takimet si dhe shkëmbimi i mendimeve nga të gjithë departamentet i kanë vlejtur Canës për të pasuruar programin më të cilëin ai është prezantuar në këto zgjedhje.
Cana u bë pjesë e universitetit të Gjirokastrës që prej vitit 2000 si pedagog në fakultetin e Historisë dhe Gjeografisë, ndërsa deri më tani ka mbajtur postin e zv. rektorit për dy mandate radhazi.