Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjiri i Lalzit- Maminas, ku për pasojë ka humbur jetën një 16-vjeçar
Burime bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Alban Hasrama.
I riu mësohet se ka qenë pasagjer në një prej mjeteve të përfshira në aksident.
Siç shihet edhe nga pamjet, automjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale.
Ndërkohë end nuk duhet nëse ka të lënduar të tjerë dhe cilat kanë qenë shkaqet e aksidentin.